Rusia thotë se civilët ‘mund të largohen’ nga uzina e çelikut në Mariupol, Ukraina nuk pranon

25 prill 2022 | 19:23

Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se do të lejojë largimin e civilëve nga tunelet nëntokësore të impjantit metalurgjik Azovstal në Mariupol, sipas një deklarate të bërë në rrjetin Telegram të përkthyer nga mediat perëndimore. Ukraina thotë se nuk është arritur asnjë marrëveshje për korridore humanitare.

Impjanti gjigant metalurgjik është bastioni i fundit ukrainas në qytetin port dhe është izoluar nga forcat ruse prej një jave, teksa në sistemet e tij masive nëntokësore besohet se fshihen rreth 2000 njerëz, përfshirë ushtarë e civilë.
Avokatja e popullit Lyudmila Denisova tha më herët se numri i njerëzve aty është rreth 1,000, sipas rrjetit ‘Kyiv Independent’.
Javën e kaluar presidenti rus Vladimir Putin ndaloi sulmin e mëtejshëm ndaj impjantit për të kursyer jetët e efektivëve por urdhëroi izolimin e tij në mënyrë që “asnjë mizë të mos kalojë”.
Ministria ruse e mbrojtjes tha sot se do të hapë korridoret humanitare në uzinë prej orës lokale 14.00

Trupat ruse “nga ora e Moskës 14:00 e 25 prillit 2022, do të ndalojnë çdo luftim, duke tërhequr njësitë në distancë sigurie për të lejuar evakuimin e civilëve”, sipas një deklaratë të përkthyer nga rrjeti Radio Free Europe/Radio Liberty.

Ministria tha se kjo do të sigurojë argimin e punonjësve, grave e fëmijëve, në cilindo drejtim që ata dëshirojnë të marrin, shkruan revista Forbes . Deklarata akuzonte gjithashtu trupat ukrainase se po përdorte civilët e bllokuar në imjant si ‘mburoja njerëzore’.

Ukraina refuzoi pretendimet duke akuzuar forcat ruse se qëllimisht po shënjestronin civilët.

Zv. kryeministrja ukrainase Irina Vereshschuk tha dje se dy vendet nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për evakuime humanitare nga Mariupol.

“Është e rëndësishme të kuptojmë se një korridor humanitar hapet me miratimin e të dyja palëve”, tha ajo në Telegram, sipas agjencisë Reuters. “Një korridor i hapur në mënyrë unilaterale nuk ka siguri prandaj nuk është një korridor humanitar”.

Zyrtarët i kanë kërkuar sekretarit të përgjithshëm të OKB “të nisë garantimin” e një korridori humanitar për civilët në Azovstal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Twitter-i është drejt një marrëveshjeje për t’iu shitur Elon Maskut…