Rusia urdhëron ushtrinë të zgjerojë ofensivën në Ukrainë

26 shkurt 2022 | 17:32

Ushtarëve rusë u janë dhënë urdhra që të zgjerojnë ofensivën në Ukrainë “nga të gjitha drejtimet” pasi Kievi ka refuzuar që të zhvillojë bisedime me Moskën në Bjellorusi, tha të shtunën Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Pasi pala ukrainase refuzoi procesin e negociatave, sot të gjitha njësive u është dhënë urdhri të zhvillojnë avancim nga të gjitha drejtimet në përputhje me planet operacionale”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i ushtrisë ruse, Igor Konashenkov.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se bota s’duhet t’i…