Rusia, vëmendje të shtuar për rritjen e forcave të saj bërthamore

23 shkurt 2023 | 08:08

Rusia do të vazhdojë t’i kushtojë vëmendje të shtuar rritjes së forcave të saj bërthamore dhe do të fillojë dërgesat masive të raketave hipersonike Zircon të lëshuara nga deti, tha të enjten Presidenti Vladimir Putin.

Në një fjalim për të shënuar festën e Mbrojtësit të Atdheut të enjten, zoti Putin tha gjithashtu se Rusia do të vazhdojë të furnizojë forcat e saj të armatosura me pajisje të përparuara.

Ai tha se për herë të parë, raketat balistike ndërkontinentale Sarmat – një armë e aftë për të mbajtur disa koka bërthamore – do të vendosen këtë vit.

“Ne do të vazhdojmë prodhimin masiv të sistemeve hipersonike Kinzhal me bazë ajrore dhe do të fillojmë furnizimet masive të raketave hipersonike Zircon me bazë në det,” tha ai./VOA

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i personave të arrestuar me akuzën e plaçkitjes dhe…