Rusinovci: Bujqësia duhet të vendoset në prioritetet investuese

08 tetor 2023 | 19:48

Profesori i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, Imer Rusinovci, ka theksuar se bujqësia duhet të vendoset në prioritetet investuese, meqenëse, sipas tij, është degë kryesore ekonomike, që nxjerrë lehtë dhe shpejtë produktet e veta.

“Thellësisht jam i bindur se një vizion i duhur i zhvillimit bujqësor me reformim dhe përshtatje të sistemit të avansuar, krahas sfidave aktuale socio-ekonomike, është e vetmja rrugë për nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendit!”, ka shkruar Rusinovci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali ka shënuar fitore ndaj Manchester Cityt, me rezultat minimal…