Rusinovci: Qeveria është vonuar me ndarjen e subvencioneve në bujqësi

20 prill 2022 | 13:55

Ndonëse thirrja për aplikim të bujqve për subvencione është paralajmëruar të bëhet gjatë muajit mars, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, subvencionimi për bujqit për këtë vit do të jetë rreth 50 milionë euro. Sa i përket vonesave për ndarjen e subvencioneve për bujqit, profesori universitar Imer Rusinovci ka thënë se këto mjete është dashur të ndahen më herët, për shkak se në subvencionim është përfshirë edhe gruri, i cili është mbjellë në vjeshtë.

“Konsideroj se është e vonuar thirrja për aplikim, sepse në atë subvencionim është përfshirë edhe gruri i cili është mbjell në vjeshtë, para së gjithash mendoj me plehërimin, riplehërimin e grurit, e që ajo është dashur të ndodh në janar, sepse afati optimal agro-teknik i dozës së parë të riplehërimit është fundi i shkurtit. Mendoj se për këtë kulturë strategjike metodologjitë kanë qenë të vonuara. Qeveria duhet të ketë krahas kësaj nën prioritet të veçantë edhe intensifikimin e prodhimtarisë bujqësore në kuptimin e përpunimit të saj, përkatësisht industrinë agro ushqimore në mënyrë që importi marramendës të zvogëlohet ose të bie në kufijtë normal për kulturat që mund të bëhen në konditat tona agro ekologjike”, ka thënë Rusinovci për Ekonomia Online.

Rusinovci ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta ketë në prioritet të veçantë intensifikimin e prodhimtarisë bujqësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Petrol Company njofton konsumatorët se posedon të gjitha licencat për…