Russelli zëvendëson Durantin te Golden State

01 korrik 2019 | 11:43

Afati kalimtar në NBA ka nisur me surpriza të mëdha. Kevin Durant ka firmosur me skuadrën e Brooklyn Nets, duke u larguar nga Golden State Warriors. Basketbollisti ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare, nga e cila përfiton 164 milionë dollarë.

Vendin e Durantit te skuadra e Warriors do ta zërë D’Angelo Russell, që vjet ka luajtur pikërisht me Brooklyn. Edhe për të një kontratë 4-vjeçare, nga e cila lojtari do të përfitojë 117 milionë dollarë.

Nga Golden State do të largohet edhe Andre Iguodala, që pritet të shkojë te Memphis, në shkëmbim të Treveon Graham dhe Shabazz Napier. Skuadra e Miami Heat ka zyrtarizuar blerjen e një tjetër ylli të NBA-së, Jimmy Butler. Edhe për Butler kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të arkëtojë 142 milionë dollarë. Si pjesë e shkëmbimit, te Philadelphia do të shkojë Josh Richardson.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, një ditë pas mbajtjes së…