Ruzhdi Shehu merr postin e kryetarit të Junikut: Na presin shumë punë

06 dhjetor 2021 | 23:43

Ruzhdi Shehu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë të hënën zyrtarisht postin e kryetarit të Junikut, pas fitores në balotazh.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se me të marrë mandatin e kryetarit ka bërë homazhe pranë lapidarëve të dëshmorëve dhe heronjve në komunën e Junikut.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve të Junikut për besimin e tyre. Unë dhe kabineti im, do të jemi në shërbim për të gjithë qytetarët e Junikut, gjithmonë dhe gjithkund, pa asnjë përjashtim”, ka shkruar Shehu.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur junikas,
Në seancën inaguruese të Kuvendit Komunal të Junikut, sot me 6 dhjetor 2021, publikisht jam betuar si Kryetar i Komunës së Junikut. Po ashtu janë betuar edhe anëtarët e Kuvendit Komunal si dhe është zgjedhur Kryesuesi i Kuvendit z. Shpejtim Gacaferi.
Me këtë rast kemi filluar zyrtarisht mandatin qeverisës duke bërë homazhe pranë lapidarëve të dëshmorëve dhe heronjëve në Komunën e Junikut.
Faleminderit të gjithë qytetarëve të Junikut për besimin e tyre. Unë dhe kabineti im, do të jemi në shërbim për të gjithë qytetarët e junik, gjithmonë dhe gjithkund, pa asnjë përjashtim.
Ne kemi vizionin e duhur për Junikun prandaj do të zbatojmë në tërësi programin qeverisës me të cilin kemi garuar dhe për të cilin kemi fituar besimin e junikasve në këto zgjedhje lokale. Llogaridhënia, transparenca, ligjshmëria dhe profesionalizmi do të jenë parimet tona bazë gjatë qeverisjes tonë katër (4) vjeçare.
Shumë punë na presin për t’i adresuar me urgjencë dhe me profesionalizëm. Mirëpo rezultatet nuk do të mungojnë sepse Juniku do të qeveriset nga vet junikasit, me duar të pastra dhe me profesionalizmin e nevojshëm.
Na priftë e mbara dhe urime të gjithëve.
R.Sh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita e hënë ishte dita e fundit e Shpend Ahmetit…