“Ryanair” paralajmëron shkurtimin e 3 000 vendeve pune

01 maj 2020 | 13:37

Transportuesi irlandez me kosto të ulët, “Ryanair” paralajmëroi se mund të shkurtojë deri në 3 000 vende pune, pasi përpjekjet globale për të frenuar pandeminë e koronavirusit vazhdojnë të kenë ndikim të rëndë në linjat ajrore.

“Ryanair” njoftoi se planifikon bisedime me sindikatat, në lidhje me një program ristrukturimi që do të fillojë në korrik.

Kompania shtoi se programi i shkurtimit të kostove mund të rezultojë në humbjen e deri 3 000 vende pune, kryesisht të ekuipazhit të pilotëve dhe kabinave, në pushime të papaguara, ulje të pagave deri në 20% dhe mbylljen e një numri bazash avionësh në të gjithë Europën.

Sipas linjës ajrore, stafi i zyrës qendrore të Ryanair dhe ekipet mbështetëse do të jenë gjithashtu subjekt i shkurtimeve të vendeve të punës dhe të pagave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, së bashku me…