Sa ishim në Vetëvendosje ia publikuam kontratat Thaçit

17 prill 2021 | 14:10

Ish-zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Socialdemokratike, Dardan Sejdiu, ka reaguar pasi Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë që të iniciojë rast në drejtim të veprës penale “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

Sejdiu përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se gjatë angazhimit të tij në subjektet politike LV dhe PSD ka qenë aktiv në mbrojtjen e interesit publik duke bërë beteja publike kundër kontratave që pushtetet e kaluara kishin bërë me kompani private.

“Gjatë angazhimit tim në subjekte politike VV dhe PSD kam qenë aktiv në mbrojtjen e interesit publik dhe kam bërë beteja publike kundër kontratave që pushtetet e kaluara kishin bërë me kompani private!”.

“Kemi publikuar kontratën e Qeverisë Thaçi me Bechtel Enka, kemi luftuar privatizimin e KEDS dhe kemi publikuar fakte e dokumente, kam inicuar interpelanca e hetime për kontratën me Contour Global”, ka shkruar Sejdiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se në krejt këto raste ka pasur informacione nga zyrtarë të ndryshëm shtetërorë të cilët kanë qenë të bindur sikur ai e shumë të tjerë që duhet mbrojtur interesin publik.

Edhe tash, interesi publik duhet të jetë kryefjala e diskutimit publik!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint-Germaini është futur në garë për shërbimet e mesfushorit…