Sacchi: Napoli nuk ka mentalitetin e duhur në Evropë, nuk është si Interi

13 mars 2024 | 15:50

Ish-trajneri i njohur, tashmë ekspert futbolli, Arrigo Sarri, ka komentuar humbjen e Napolit ndaj Barcelonës, duke e cilësuar skuadrën e Të Kaltëve si jo me mentalitetin e duhur për të vijuar rrugëtimin evropian.

“Edhe pse Barcelona është një ekip plot me të rinj, me pak përvojë ndërkombëtare, dominoi fushën ndaj Napolit. Në fund u kualifikua skuadra më e fortë dhe ajo që luajti më mirë në të dyja ndeshjet. Më vjen shumë keq për Napolin, i cili sezonin e kaluar arriti një sukses të vërtetë duke fituar titullin e Serie A. Skuadra e Calzonas shfaqi pasiguri në mbrojtje, ku shpesh kapej në befasi, sepse linja nuk ishte e organizuar dhe e pozicionuar mirë”.

“Atletico Madrid-Inter? Kam besim, sepse zikaltërit janë fizikisht mirë, luajnë futboll të shkëlqyer dhe kanë përvojën e nevojshme për t’u përballur me ekipe të mëdha. Megjithatë dua t’i paralajmëroj, sepse e njoh mirë mjedisin e Atleticos. Tifozët atje janë shumë të apasionuar, e shtyjnë ekipin përpara, e mbështesin fort. Ky mund të jetë problem për Interin”, tha Sacchi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Christopher Nolan fitoi dy Oscar të dielën mbrëma si regjisor…