Sadiku: Bëra realitet një ëndërr, shihemi në Paris

10 mars 2024 | 11:00

Donjeta Sadiku është shprehur e lumtur pasi siguroi dje biletën për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo theksoi se “i është realizuar një ëndërr”.

Donjeta gjithashtu premtoi se do të bëjë më të mirë edhe në Paris, në mënyrë që edhe atje të ketë arsye për të festuar.

Mes tjerash, boksierja kosovare në veçanti falënderoi trajneren e saj, Marjola Sallauka, familjen e vet dhe të gjithë ata që e përkrahen.

Postimi nga Donjeta Sadiku (pa ndërhyrje):

Një ëndërr mu ba realitet, shum punë , mund e sakrificë që më ka përcjellë gjatë kësaj periudhe, u shpërblyen në mënyrën e duhur e në kohën e duhur.

Shum momente gëzimi e krenarie përjetuam së bashku, e ju premtoj që do bëjë më të mirën që të festojm dhe ne Paris.

Falenderuse përjetësisht trajneres time Marjola Sallauka, familjes time dhe të gjithë ata që më mbështetën gjatë këtij rrugëtimi. Rruga nuk përfundon këtu shihemi në Paris 2024.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Donjeta Sadiku (@donjetassadiku)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Astrit GASHI Në Shkup u mbajt konventa e parë…