Sadiku humbet për shkak të lëndimit

22 janar 2020 | 15:42

Boksierja Donjeta Sadiku ka pësuar humbje nga italiania Mesiano Alessia. Kjo humbje ka ardhur si pasojë e lëndimit që ka Sadiku, e cila edhe përkundër kërkesës së trajnerit Besim Brahimi vendosi të hyjë në ring.

“Donjeta e humbi ketë duel, pasi nuk mundi të jap as 50 përqindëshin nga vetja.  Selektori Besim Brahimi nuk deshi që ajo të futet në ring, por Donjeta këmbënguli dhe u paraqit, por që nuk ishte në gjendje të tregoj atë shpirtin luftarak të saj”, ka thënë sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje,…