Sadiku shënon dy gola në Bolivi (Video)

09 maj 14:39

Mungesa e golit në kampionatin e Bolivisë, ku është transferuar gjatë merkatos së janarit, kishte filluar t’i shndërrohej në një makth Armando Sadikut, që më në fund është çliruar dhe u është përgjigjur kritikave me një dopietë.

Sulmuesi elbasanas i kombëtares shqiptare zhbllokoi sfidën në transfertën ndaj San Jose me një gol në minutën e 22-të, ndërsa në të 45-ën shënoi golin e tretë për Bolivarin dhe kompletoi dopietën personale.

Kjo ishte përgjigja më e mirë që Sadiku u dha në fushë kritikave, pasi javët e fundit jo pak tifozë të skuadrës së bolivarit kishin shprehur rezerva për formën e sulmuesit shqiptar, i cili pak ditë më parë humbi edhe një penallti.

Megjithatë transferimi në një kontinent tjetër dhe për më tepër luajtja në lartësi deri në 3000 metra mbi nivelin e detit, kanë pasur efektin e tyre në ambientimin e ngadaltë të Sadikut, që tani do të provojë të mos ndalet më.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesditën e kësaj të diele një aksident ka ndodhur në…