Sadiku: Tani po hyjmë në një periudhë, e cila favorizon përhapjen e Covid-19

27 shtator 2020 | 22:41

Infektologu kosovar, Izet Sadiku, lidhur me situatën rreth pandemisë Covid-19, ka thënë se rënia e numrit të rasteve ditëve të fundit, s’duhet të krijojë kënaqësi e të sillemi të papërgjegjshëm, pasi sipas tij, tani po hyjmë në një periudhë e cila favorizon përhapjen e këtij virusi.

Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

COVID19- si duhet ecur më tutje

Kosova në ditët e fundit ka shënuar rënje te rasteve me COVID19.

Kjo është si pasojë e masave që ka marre qeveria për parandalimine COVID19 dhe angazhimi i qytetarëve në respektimin e masave nga ana e qytetarëve.

Por kjo situatë nuk guxon të krijoj knaqësi dhe të sillemi papërgjegjëshëm.

Tani po hym ne nje periudhe e cila e favorizon përhapjen e COVID19 si :

?paraqitja e gripit sezonale që e komplikon situatën rreth dignostifikimit më tê shpejt ,

– lirimi i masave dhe

– qëndrimi i njerëzve na hapsira të mbyllura errit mundësin per bartje së sëmundjes.

Për këtë arsye duhet një anahzhim i të gjithëve, i qytetarëve dhe i institucioneve me qëllim që të mbajm numrin e vogel të rasteve dhe kështu bashkarishtë të shpëtojmë jetë.

Në këtë ballafaqim, rolin primar duhet ta mbajnë profesionistët shëndetësor e në asnjë mënyrë nuk duhet politikanët të dalim para profesionistëve shendetësor.

#mbajemasken#mbajedistancen#mbajehigjenen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ishte mysafir në emisionin “Kojshia…