Sahiti transferohet në Kroaci

04 mars 15:35

Futbollisti Suad Sahiti është lojtari më ri i Shibenikut, pasi ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2023.

Sahiti së fundmi ishte aktivizuar në skuadrën boshnjake Zrinjski Mostar. 26-vjeçari do ta veshë fanellën me numrin 77 dhe pas shumë vitesh ai do të luajë së bashku me vëllanë e tij Emirin. Sahiti karrierën profesionale e filloi në Maqedoni, më saktësisht në Rabotniçki, ku regjistroi 70 paraqitje, duke shënuar 8 gola dhe 6 asistime.

Pas lojërave të shkëlqyera, ai u largua nga Rabotnicki, duke luajtur me klube si Skënderbeu, AE Larisa, Septemvri Sofia.

Ai pastaj bëri karrierë te Ekstraklasa të Polonisë ku luajti për Wisla Plock. Sahiti është zhvilluar si futbollist në Kosovë duke luajtur në ekipe si Ramiz Sadiku e Hajvalia. Suadi e ka një paraqitje edhe me Përfaqësuesen e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti GAP ka publikuar vlerësimin më të fundit rreth përmbushjes…