Sainz: Vetëm Ferrari mund ta mund Red Bullin

03 tetor 2023 | 15:08

Piloti spanjoll Carlos Sainz kishte thënë më herët se nëse Red Bulli do të zhgënjente në ndonjë garë, makina që do ta fitonte atë ishte Ferrari. Dhe ashtu ndodhi. Në pistën e Singapore, “kokëkuqja” triumfoi pikërisht me Sainz.

Suksesi në këtë garë, i dyti në karrierë për spanjollin, e ka motivuar atë, që kërkon podiumin në garën e radhës, në Katar. “Jam gjithnjë optimist. Në dy sezonet e fundit, makina e vetme që ka qenë në gjendje të duelojë me Red Bull ka qenë Ferrari. Me rregullat e reja, ajo makinë është thuajse e pamundur. Nëse ka ndonjë makinë që mund t’i mundë kampionët e botës jemi ne, është Ferrari. Jam në një pozitë që e shoh veten kompetitiv. E dimë se çfarë na mungon, e identifikuam problemin dhe po e zgjidhim për vitin tjetër. tani na duhet kapaciteti i duhur për të reaguar”, ka thënë Sainz.

“Për mua është Red Bull ajo që bën ende diferencën. Nëse ata nuk do të ishin, do të kishim një sezon si protagonist dhe do të ishte një nga sezonet më të duelura mes nesh, Aston Martin, Mercedes e McLaren”, ka shtuar Sainz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA)…