Salah: Mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve dhe Premierë Ligën

18 shtator 2018 | 12:39

Liverpooli po kalon një çast fantastik me nisjen e këtij sezoni, ku dhe ndan vendin e parë me skuadrën e Chelset, me pikë të plota pas pesë javëve të luajtura.

Paraqitjet mjaft të mira kanë dhënë mjaft besim në kampin e kuq se ky mund të jetë dhe viti i tyre. Një ndër protagonistët kryesorë të vitit të shkuar, Mohamed Salah, ka folur për pritshmëritë e tij për sa i përket sezonit aktual. Egjiptiani deklaroi se e sheh ekipin mjaft të kompletuar dhe shumë në formë. Sipas sulmuesit, çdo gjë është e mundur dhe mendon se Liverpuli ka mundësi të arrijë përsëri në finalen e Ligës së Kampionëve, pse jo dhe ta fitojë atë.

Gjithashtu, dhe për kampionatin Salah tha se “The Reds” do të jenë kampionë këtë vit. “Sigurisht se mund të arrijmë në finale përsëri, madje këtë herë për ta fituar. Jam i sigurt se mund të fitojmë Ligën e Kampionëve dhe Premierë Ligën. Nuk dua ta vendos askënd në presion, por dua të them se çdo gjë është e mundur”, ka thënë Salah.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinator për kthim dhe riintegrim në Komunën e Mitrovicës, Bedri…