Salah pritet të largohet nga ‘Anfied’, Liverpooli mendon për Chiesan

24 maj 2024 | 11:53

Jo vetëm trajneri Jurgen Klopp, nga Liverpool pritet të largohet edhe Momo Salah, me sulmuesin egjiptian që po joshet gjithnjë e më shumë nga ofertat marramendëse që i vijnë nga Arabia Saudite.

Sipas mediave angleze, drejtuesit e Liverpoolit kërkojnë t’i paraprijnë një largimi të mundshëm të Salahut, për këtë arsye po ndjekin nga pranë Federico Chiesan, madje sipas “Team Talk”, përfaqësues të klubit të kuq ishin të pranishëm në finalen e Kupës së Italisë, ku ndoqën nga pranë sulmuesin italian.

Ndërkohë, Juventusi po punon prej kohësh për të zgjatur bashkëpunimin me Chiesan. Guintoli i ka ofruar një kontratë të re deri në 2028 dhe 5 milionë euro në sezon. Nëse, Chiesa nuk rinovon, me shumë mundësi, sulmuesi pritet të transferohet në Premier Ligë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka pritur në…