Salahi për Egjiptin, shënoi dy gola, dhuroi dy asistime dhe humbi dy penallti

09 shtator 2018 | 17:57

Ylli i Liverpoolit pati paraqitje të përzier pas kthimit në formacionin e Egjiptit. Salah shënoi  dy herë dhe dhuroi dy asistime në fitoren prej 6 me 0 që Egjipti e realizoi përballë Nigerisë.

Në minutën e 10 për Egjiptin u akordua penallti dhe goditjen e Salahit e priti portieri i Nigerisë. Vetëm dy minuta më vonë sulmuesi asistoi për bashkëkombësin e tij Marwan Mohsen, ndërsa epërsinë në 2 me 0 e ngriti lojtari tjetër i Egjiptit, Ayman Ashraf. Sulmuesi i Liverpoolit u gjend prapë në pikën e penalltisë pas gjysmë ore lojë, por goditja e tij u prit prapë nga portieri i Nigerisë, ndërkaq pas kthimit të topit përsëri te egjiptiani, ai realizoi për 3 me 0. 26-vjeçari u bë protagonist edhe i golit të katërt të Egjiptit, por kësaj here duke asistuar për autorin e golit të parë, Marwan Mohsen, në minutën e 73-të.

I nominuari për “Topin e Artë” realizoi edhe për rezultatin 5 me 0 të kombëtares së tij, katër minuta para fundit, kurse rezultatin final prej 6 me 0 e vendosi Mohamed Elneny në minutat shtesë të ndeshjes.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paolo Dybala nuk po kalon momentin e tij më të…