Salahu: Dua të qëndroj përjetë tek Liverpooli

25 tetor 2021 | 18:02

Salah ishte protagonist kryesor në fitoren e thellë ndaj Manchester United ku Liverpool fitoi me rezultatin 5-0.

Salah shënoi triplet dhe asistoi një herë tek Keita. 29-vjeçari momentalisht është një nga lojtarët më të mirë në botë, ku me golat e tij dhe performancën në fushat e blerta është spikatur shumë dhe sot është një nga kryesorët për të fituar topin e artë.

Ai ka folur për “Sky Sports” ku ka shprehur dëshirën e tij. “Unë jam i gatshëm të qëndroj përjetë me Liverpoolin. Sigurisht kjo gjë nuk është komplet në dorën time, por nëse do të jetë, jam gati të luaj për këtë ekip deri në momentin që do të lej futbollin”, ka deklaruar Salah.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me vetëm 8…