Salahu zbulon se a do të largohet nga Liverpooli

01 korrik 2020 | 19:40

Nëntëdhjetë e dy gola në 145 ndeshje të luajtura me fanelën e Liverpulit. Mohamed Salah ishte një nga arkitektët e titullit të fituar nga djemtë e Jurgen Kloppit, ajo e Premier League të rikthyer pas 30 viteve dhe që erdhi 12 muaj pas triumfit në Champions League.

Egjiptiani, në një rrëfim për BeIN Sports, ka larguar zërat e merkatos që e kanë përfshirë së fundmi.

“Nuk mund t’ja u përshkruaj atë që ndjej për këtë fitore fantastike. Jam shumë i lumtur te Liverpuli: më pëlqen atmosfera këtu, është krejt ndryshe nga çdo vend tjetër. Adhuroj të rri këtu dhe shpresoj të rri gjatë. Skuadra jonë është një makinë perfekte, ka sintoni mes shokëve. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të mendojmë të fitojmë edhe më shumë. Të mbajmë këtë nivel do të jetë e vështirë, por jo e pamundur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen ka arritur një marrëveshje me Manchester Cityn për…