Sali Bislimi takohet me kryetaren e Komisionit për Politike të Jashtme në Parlamentin e Zvicrës

19 mars 2019 | 11:55

Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka treguar se sot në parlamentin zviceran është takuar me kryetaren e Komisionit për Politike të Jashtme, Elisabeth Schneider Schneiter, dhe parlamentaren nga Kantoni Luzernit, Andrea Gmür Schönenberger.

“Edhe sot në parlamentin zviceran, i ftuar nga kryetarja e Komisionit për Politike të Jashtme zonja e nderuar Elisabeth Schneider Schneiter, dhe parlamentaren nga Kantoni Luzernit, zonjën Andrea Gmür Schönenberger. Bisedat për Kosovën dhe shqiptarët nuk munguan, integrimi i tyre këtu dhe ndihmën nga Zvicra për Kosovën edhe në aspektin ndërkombëtar. Ata që e duan Kosovën në vlera perëndimore edhe zoti do t’i ndihmon”, ka shkruar Bislimi.

Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, para disa ditësh në parlamentin zviceran ka takuar këshilltarë federalë, kryetarë partish dhe deputetë të të gjitha partive politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe ministri i…