Salihu e zbulon emrin e trajnerit turk që mund ta marrë drejtimin e Kosovës

24 janar 2022 | 15:45

Federata e Futbollit e Kosovës pritet që së shpejti ta emërojë trajnerin e ri për Përfaqësues së Kosovës.

Në mesin e shumë emrave të përfolur është edhe gjermani i njohur, Felix Magath.

Nga ana tjetër, ish-sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu ka zbuluar se federata ka qenë në bisedime edhe me turkun Ersun Yanal.

Yanal i cili ka një karrierë të pasur si trajner, është kandidat për t’i drejtuar “Dardanët”.

“Ka shumë trajner që munden me e marrë postin e trajnerit, unë e njoh edhe një trajner i cili ka qenë Fenerbahçe pra është fjala për Ersun Yanal me të kemi qenë në bisedime”, ka thene Salihu për “ATV”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Mirela Gjikokaj po vazhdon me…