Salihu: Nesër Komiteti Ekzekutiv diskuton për Arianit Ahmetin

03 dhjetor 2019 | 13:44

Nesër (e mërkurë) pritet të mblidhet komiteti ekzekutiv i FFK-së, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në këtë federatë. Lajmin e ka konfirmuar për “KosovaPress”, Eroll Salihu.

“Po është vendosur që nesër të mblidhet Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës”, ka thënë Salihu. Ndërsa i pyetur se a do të shkarkohet zëvendëssekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti, Salihu nuk jap ndonjë përgjigje.

Ahmeti dje e zyrtarizoi kandidaturën e tij për kryetar të ardhshëm të FFK-së. Ai konfirmoi që është duke mbledhur vota për thirrjen e një kuvendi të FFK-së ku synohet largimi i kreut aktual, Agim Ademi, dhe ardhja e tij në krye të futbollit kosovar. Madje, Ahmeti deklaroi se ka plotë 41 vota pas tij. FFK demantoi një lajm të tillë, duke njoftuar se pas Ahmetit nuk janë më shumë se 7 vota.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po vazhdon puna intensive për të rifilluar mësimin në shkollat…