Salvini bën thirrje për protesta

28 prill 2020 | 16:00

Lideri i opozitës italiane Mateo Salvini paralajmëron nisjen e protestave kundër qeverisë, pavarësisht masave të rrepta bllokuese, në vendin që konsiderohet si vatra e koronavirusit në Europë.

“Prej 1 Majit do të shpalosim planin e rindërtimit kombëtar dhe po të jetë e nevojshme, nëse s’na dëgjojnë, do shfaqemi në sheshe duke respektuar rigorozisht rregullat, duke ruajtur distancën, me doreza e maska”.

Salvini akuzon qeverinë se me këto masa po e zhyt Italinë në krizë ekonomike dhe nuk ka asnjë plan për ta shmangur atë.

“Pranuam të gjitha mbylljet e kufizimet, por liria është e paçmueshme. Nuk do doja që dikush, në emër të virusit, të jetë duke abuzuar me durimin e italianëve duke përgatitur shitjen e ndërmarrjeve tona me ofertat më të mirë në Gjermani e Kinë”.

Ndërsa këshilltari i ministrit italian të Shëndetësisë Walter Ricciardi shprehet në një intervistë për të përditshmet italiane se kjo verë mund ta ndihmojë globin të shpëtojë nga koronavirusi.

Sipas tij, në ambiente të mbyllura me temperatura mbi 24 gradë Celcius dhe me një lagështi prej 20%, virusi mund të rezistojë nëpër sipërfaqe deri 18 orë.

Ndërsa mbi 35 gradë Celcius dhe në lagështirë deri 80% virusi zhduket brenda 1 orë. Megjithatë, për shumë shkencëtarë kjo teori mbetet për t’u vërtetuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rënia e çlirimit të dioksidit të karbonit në dy muaj,…