Sami Cacaj rizgjedhet nënkryetar i komunës së Deçanit

12 janar 2022 | 18:08

Sami Cacaj është rizgjedhur nënkryetar i komunës së Deçanit edhe për një mandat.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari Bashkim Ramosaj nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.

“Sot, kam emëruar nënkryetar të komunës z. Sami Cacaj. Samiu, një jurist i diplomuar, ish ushtar i UÇK-së, vëllau i Dëshmorit Nagip Cacaj, ka qenë nënkryetar edhe në mandatin e kaluar, i cili me punën dhe përkushtimin e tij, na ka bërë nder të kemi një njeri si ai në komunë, por edhe në shoqërinë tonë! Na priftë e mbara!”, ka shkruar Ramosaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, ka hyrë në gjashtë muajt…