Katër klube në kërkim të Marcelos

12 janar 2022 | 17:56

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me klubin nga kryeqyteti i Spanjës.

Ende nuk dihet nëse braziliani do ta vazhdojë qëndrimin në Madridi apo do të largohet.

“AS” shkruan se Fluminense, Botafogo dhe Palmeiras kanë shprehur interesim për 33-vjeçarin, të cilin po synojnë ta marrin si lojtarë të lirë.

Ndërkaq, interesim për Marcelon ka shfaqur edhe Trabzonspori, por braziliani nuk po mendon kalimin në futbollin turk.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi spanjoll Atletico Madrid është i gatshëm të pranojë një…