Sami Mazreku në krye të Byrosë Kosovare të Sigurimeve

02 tetor 2020 | 18:48

Ish drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku, ka nisur punën si u.d drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS). Në këtë pozitë deri më tani ishte Blerim Pushkolli.

Mazreku ka thënë se me ritëm edhe më të përshpejtuar do të vazhdoj punën  në pozitën e re. “Për besimin që ma kanë dhënë falënderoj Asamblenë e Përgjithshme të Byrosë̈ Kosovare të Sigurimeve”. “Të dashur miq, familjarë, bashkëpunëtorë. Me 1 tetor unë kam nisur punën si u.d drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS). Gjatë tri viteve të fundit si drejtor i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës kam dhënë kontribut maksimal në promovimin, por edhe zgjidhjen e shumë problemeve në sektorin e sigurimeve. Më ritëm edhe më të përshpejtuar do të vazhdoj në pozitën e re. Për besimin që ma kanë dhënë falënderoj Asamblenë̈ e Përgjithshme të Byrosë̈ Kosovare të Sigurimeve. Na priftë̈ e mbara!”, ka shkruar Mazreku në profilin e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, një helikopter i KFOR-it të Ushtrisë Amerikane ka ateruar…