Samiti i madh Botëror i Gazetarisë do zhvillohet në Shqipëri në vitin 2023!

30 tetor 22:49

Me ftesë zyrtare, Drejtoresha e Infoweb Media, Anisa Bahiti, merr pjesë për herë të dytë radhazi në takimin e Këshillit Global të Mediave që zhvillohet në Alanya të Turqisë.

Në këtë takim marrin pjesë gazetarë, publicistë dhe figura të njohura të medieve nga mjaft vende të botës. Në epiqendër të diskutimeve është situata aktuale e medieve në vendet respektive, veçanërisht pas luftës në Ukrainë dhe krizës energjitike, sfidat dhe perspektivat e së ardhmes.

Publicistja Anisa Bahiti ka zhvilluar takime të ndryshme me zyrtarë të lartë, përfaqësues se botës së medies, biznesit, politikes dhe jo vetëm, mes tyre edhe një takim me Presidentin e Republikës së Qipros Turke, Ersin Tatar.

Në kuadër të kësaj agjende janë mbajtur takime të bordeve drejtuese ku janë folur dhe diskutuar mjaft tema sensitive në lidhje me medien, teknologjinë digjiitalizimin, ndikimin e saj në shoqëri etj.

Në njërin prej bordeve ku Znj. Bahiti është dhe drejtuese, është zhvilluar dhe Asambleja e Medieve të huaja me përfaqësues nga 58 vende të ndryshme të Botës përfshirë Shqipërinë, Britaninë e Madhe, Greqinë Gjermaninë, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë, Rusinë etj.

Në këtë aktivitetit ndërkombëtar në Alanya të Turqisë u propozua nga Znj. Bahiti dhe u votua që vitin tjetër të jetë Shqipëria vendi organizator dhe mikpritës i këtij eventi ndërkombëtar.

Organizimi i një aktiviteti me përmasa të tilla e bën faktor medien shqiptare në mjaft vende të Botës. Veç kësaj, prania e përfaqësuesve të gazetarisë nga 58 vende, përbën një rast ideal për promovimin e Shqipërisë përmes medieve që ata përfaqësojnë në vendet e tyre.

Global Journalism Council është një organizatë ndërkombëtare me përfaqësues në 58 shtete të Botës dhe 81 provinca të Turqisë. Qëllimi i GJC është t’i shërbejë diplomacisë publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hasime Nika nga Gllanasella e Drenasit ka gati 73 vjeç…