Samsung Bespoke, frigoriferi që i përshtatet çdo stili jetese

21 shkurt 2022 | 19:32

Të shpërngulesh në një shtëpi të re mund të jetë një nga gëzimet më të mëdha të jetës, por mund të jetë gjithashtu një sfidë, veçanërisht kur bëhet fjalë për arredimin.

Është thelbësore të gjesh balancën e përsosur midis funksionalitetit dhe estetikës. Një sondazh nga Samsung Electronics zbuloi se 39% e konsumatorëve evropianë e shohin shtëpinë e tyre si një vend për të shprehur stilin dhe personalitetin, ndërsa 22% e përdoruesve besojnë se pamja e një pajisjeje ose mobilje është thelbësore kur blejnë.

Deri më tani, shumica prej nesh kanë zgjedhur dekorin e kuzhinës duke ju përshtatur modelit dhe ngjyrës së një pajisjeje elektroshtëpiake. Por kjo ka ndryshuar falë pajisjeve si frigoriferi Samsung Bespoke. Me një larmi ngjyrash dhe materialesh, ju mund të bëni zgjedhjen që i përshtatet më shumë stilit tuaj.

Një ndryshim në modelin e frigoriferit

Frigoriferët e rinj Bespoke dallohen me Flex design inovator dhe minimlist, me doreza të futura. Për të ndryshuar pamjen e dyerve, Bespoke vjen në një larmishmi materialesh dhe ngjyrash si: e zezë, e argjendtë, lejla, e bardhë, etj. Çfarëdo ngjyre që ju pëlqen, mund të zgjidhni një dizajn që i përshtatet jo vetëm kuzhinës tuaj, por edhe juve. Nëse ndryshoni mendje? Nuk ka problem – mund ta ndryshoni lehtësisht ngjyrën e panelit më vonë pa qenë e nevojshme të blini një frigorifer të ri! Mund të jeni të sigurt se do të kënaqeni edhe më shumë duke gatuar dhe se kuzhina juaj do të rrezatojë me një stil të paharrueshëm.


Kombinimi ideal mes stilit dhe funksionalitetit

Falë teknologjive të avancuara të ruajtjes së ushqimit, me Samsung Bespoke ju nuk cënoni as funksionalitetin që është shumë i rëndësishëm sidomos në kuzhinë.  Frigoriferët Bespoke do ta bëjnë më të lehtë përgatitjen e vakteve dhe ushqimi juaj do të qëndrojë i freskët falë sistemit All Around Cooling që ftoh çdo ndarje në mënyrë të njëtrajtshme. Ai kontrollon vazhdimisht temperaturën dhe qarkullon ajrin e ftohtë përmes vrimave të ajrimit të vendosura në vende strategjike. Kështu që ushqimi mbahet në temperaturën optimale dhe qëndron më i freskët për më gjatë. Për më tepër, teknologjia No Frost përmirëson qarkullimin e ajrit për të ruajtur një temperaturë konstante e cila parandalon akumulimin e akullit. Për ta bërë më të lehtë organizimin e ushqimit tuaj, ky frigorifer ka sirtarë fleksibël me të cilët mund të rregulloni hapësirën e brendshme sipas dëshirës tuaj.

Samsung Electronics ofron 5 vite garanci për pajisjet elektroshtëpiake të blera në periudhën nga 1/2/2022 deri më 31/12/2022. Për të fituar të drejtën e garancisë specifike prej 3 vitesh të Samsung, duhet të regjistroheni në faqen e internetit samsung5vitegaranci.al jo më vonë se 30 ditë nga data e blerjes. Për më shumë informacion rreth promocionit, vizitoni: https://www.samsung.com/al/offer/5yw-wg-promo-2022/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar të hënën se…