Samsung Electronics ka fituar disa çmime në International Design Excellence Awards 2022

30 shtator 2022 | 15:20

Samsung mori dy çmime të arta, pesë të argjendta dhe një bronz, si dhe 34 tituj finalistë për zgjidhjet inovative të dizajnit që përmirësojnë stilin e jetës dhe përvojën e konsumatorit.

Në 42-vjetorin e International Design Excellence Awards 2022 (IDEA 2022), Samsung Electronics fitoi dy medalje të arta, pesë të argjendta dhe një bronz, si dhe 34 tituj finalistë për zgjidhjet inovative të dizajnit që përmirësojnë stilin e jetës dhe përvojën e konsumatorit.

IDEA është një nga programet më prestigjioze të çmimeve të dizajnit në botë që mbahet nga Shoqëria e Dizajnuesve Industrial të Amerikës (IDSA), e themeluar në vitin 1980, për të vlerësuar arritjet në dizajnin industrial. Këtë vit, IDEA ka zgjedhur fituesit në 20 kategori, duke përfshirë Shtëpinë, Teknologjinë e Konsumatorit, Ndërveprimin Digjital dhe Strategjinë e Dizajnit. Kriteret kryesore për vlerësim përfshijnë gjithashtu Risi në Dizajn, Përfitim për Përdoruesin, Përfitim për Shoqërinë dhe më shumë.

Dizajni i produkteve të Samsung pasqyron vlerat në ndryshim të kompanisë dhe teknologjinë inovative. Modelet interaktive, specifike për rajonin dhe të avancuara u njohën si progresive dhe të ndryshme.

“Është e rëndësishme të sigurohet një përvojë e optimizuar për ndryshimin e vlerave dhe stilit të jetesës së konsumatorit,” tha Jinsoo Kim, Zëvendës President Ekzekutiv në Qendrën e dizajnit të korporatës në Samsung Electronics. “Ne do të përpiqemi vazhdimisht të ofrojmë përvoja të qëndrueshme me inovacione kreative për klientët tanë.”

Bespoke fitoi dy medalje ari për dizajnet e tij të personalizueshme dhe përvojat e përdoruesit që përshtaten me stile të ndryshme jetese

Paketa e kuzhinës Beskope (Paketa e kuzhinës Bespoke US dhe Bespoke FDR RF8000B), një paketë pajisjesh shtëpiake që përfshin frigorifer, mikrovalë dhe pjatalarëse të disponueshme në Amerikën e Veriut, ishte një nga dy fituesit e çmimeve të arta. Bazuar në filozofinë Bespoke që plotëson preferencat e përdoruesve, paketa ofron një përvojë të integruar dizajni që thekson harmoninë në hapësirën e kuzhinës.

Dizajni i frigoriferit me katër dyer (French door), i sapo lançuar në Amerikën e Veriut, maksimizon komoditetin për konsumatorët pasi vjen me panele dyersh të zëvendësueshme që pronarët mund të zgjedhin sipas preferencave dhe stilit të jetesës. Qendra e pijeve, e integruar në brendësi për të minimizuar ndotjen, ruan ujë të pastër dhe të pastruar dhe Dual Auto Ice Maker bën shpejt kubikë akulli.

Bespoke Jet™, fshesa me korent pa tela me një stacion pastrimi all-in-one ™, ka fituar gjithashtu çmimin e artë për përsosmërinë e saj në dizajn. Ai ofron një përvojë unike që mbulon të gjithë procesin nga pastrimi dhe asgjësimi deri te magazinimi. Pas vendosjes së fshesës me korent në Clean Station™, përdoruesit mund ta zbrazin koshin e pluhurit me një shtypje të thjeshtë të një butoni, duke e mbajtur zonën e shtëpisë dhe ajrin të freskët dhe të pastër nga pluhuri. Dizajni ” all-in-one ” i Bespoke Jet siguron komoditet që gjithashtu duket i shkëlqyeshëm për t’u përshtatur me çdo hapësirë jetese.

Një gamë e gjerë produktesh Samsung kanë fituar pesë çmime të argjendta dhe një çmim bronzi për dizajnet e tyre të avancuara

Galaxy Tab S8, nga çmimi i argjendtë, është theksuar për trupin e tij më të hollë, më të lehtë, por më të fortë deri tani, të kombinuar me ekranin më të madh AMOLED 14.6 inç. Ekrani mbrohet nga korniza e aluminit Armor, duke e lejuar pajisjen të jetë rezistente ndaj gërvishtjeve dhe më pak të prirur ndaj përkuljes. Tableti përmban gjithashtu një bllok karikimi të dedikuar për SPen në pjesën e pasme të pajisjes që është i integruar pa probleme me hapsirën e kamerës.

Një tjetër fitues i çmimit të argjendë ishte Galaxy Upcycling at Home, një program që u jep jetë të re smartphone-ve të vjetër Galaxy duke i ripërdorur në pajisjet IoT me një përditësim të thjeshtë softueri. Nëpërmjet aplikacionit SmartThings, përdoruesit mund të ripërdorin smartphone-n e papërdorur në pajisje të përshtatshme shtëpiake inteligjente, si një monitor për kujdesin e fëmijëve ose për kafshët shtëpiake.

Përveç kësaj, çmime të tjera ‘Argjendi’ shkuan për:

• Samsung India Keyboard, e cila ofron një përvojë të optimizuar të tastierës së telefonit inteligjent që mbështet shtypjen më të shpejtë dhe më të lehtë në 29 gjuhë indiane.

• Sensori i gatimit, i cili ju ndihmon të gatuani ushqimin tuaj të preferuar shumë më lehtë duke lidhur panelin e gatimit me induksion Samsung me shërbimin e kuzhinës SmartThings.

• Samsung Air Hood, një dizajn konceptual që kombinon funksionet e aspiratorit, kondicionerit dhe pastruesit të ajrit për të ndihmuar në përmirësimin e mjedisit të gatimit në kuzhinat e Azisë Jugperëndimore.

Çmimi i bronztë iu dha kasës Galaxy Z Flip3, e cila ofron një sërë opsionesh për të personalizuar telefonin duke përdorur një unazë ose një rrip shumëngjyrësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luana Vjollca vazhdon që të tërheq vëmendjen gjatë Javës së…