Samsung Electronics renditet i 5-ti në Best Global Brands 2021

26 tetor 2021 | 13:01

Kompania u rendit e pesta në 100 Best Global Brands të Interbrand me një vlerë marke prej 74.6 miliardë dollarësh, duke arritur një rritje 20% në krahasim me vitin 2020

Samsung Electronics ka riafirmuar pozicionin e saj si një prej pesë markave më të mira në Interbrand Best Global Brands 2021.

Sipas listës të Best Global Brands, nga firma konsulente globale Interbrand më 20 tetor, Samsung u rendit i pesti me një vlerë marke prej 74.6 miliardë dollarësh, një rritje 20% në krahasim me vitin e kaluar. Për shkak të performancës financiare, e cila është rikuperuar për të arritur nivelet para pandemisë, vlera e markës së kompanisë u rrit me 20% këtë vit, dyfishi i nivelit mesatar të rritjes së vlerës së markës midis 100 markave më të mira në vitin 2021.

Vitin e kaluar Samsung hyri në pesë vendet e para. Për dy vjet rresht ka ruajtur rritjen e saj më të madhe në vlerën e markës që nga viti 2013.

Sipas Interbrand, faktorët kryesorë që luajtën një rol kritik në rritjen e Samsung përfshijnë:

–              Kalimi i tij në një sistem menaxhimi të përqendruar te klienti.

–              Përpjekjet e tij të vazhdueshme për zhvillim të qëndrueshëm, duke përfshirë fushata të ndryshme të udhëhequra nga vizioni i saj CSR, “Together for Tomorrow! Enabling People,” si dhe iniciativat në mbarë kompaninë që promovojnë qëndrueshmëri, siç është përdorimi i paketimit ekologjik për televizorët dhe programi Upcycling Galaxy.

–              Lançimi i produkteve inovative duke përfshirë Galaxy Z Flip3 5G, Neo QLED dhe linja e pajisjeve shtëpiake Bespoke.

–              Drejtimi i zhvillimit të teknologjive të përparuara të tilla si inteligjenca artificiale (AI), 5G, automobilave dhe robotikës përmes investimeve të qëndrueshme.

“Është shumë inkurajuese të shohësh Samsung Electronics të arrijë në pesë vendet e para në botë vitin e kaluar dhe më pas të arrijë një rritje të madhe dyshifrore këtë vit- rritja jonë më e madh në vlerën e markës që nga viti 2013,” tha YH Lee, CMO i Samsung Electronics. “Ne premtojmë të përdorim modelin tonë të menaxhimit të përqendruar tek klientët për t’i dëgjuar ata. Kështu do të shpërblejmë mbështetjen masive që kemi marrë nga klientët në të gjithë globin. ”

Interbrand vlerëson vlerën e markës së bizneseve bazuar në një analizë gjithëpërfshirëse të faktorëve të shumtë duke përfshirë performancën financiare, ndikimin e markës në blerje dhe konkurrencën e markës.

Samsung renditet i pari në listën e Forbes

Çdo vit, Forbes anketon rreth 150,000 punonjës nga 58 vende. Më 12 tetor, Samsung u rendit gjithashtu Nr.1 nga Forbes si  World’s Best Employers 2021, për të dytin vit radhazi. Si një organizatë globale me punonjës dhe biznese në të gjithë botën, Samsung është zgjedhur edhe një herë si punëdhënësi numër një.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arma që vrau drejtoreshën e fotografisë, Halina Hutchins, në xhirimet…