Samsung Galaxy S21 FE 5G është i disponueshëm në Kosovë!

12 janar 2022 | 11:20

Samsung Galaxy S21 FE 5G, smartphone më i fundit nga seria e pajisjeve S21, tashmë është i disponueshëm në Kosovë.  Me një kamerë moderne, opsionet e tij profesionale dhe lidhjen edhe më të mirë me ekosistemin, Galaxy S21 FE 5G është një smartphone që do të përmirësojë ndjeshëm përvojën e përdoruesit.  Pajisja është projektuar për t’iu përshtatur çdo përdoruesi, është e zbukuruar me një dizajn unik dhe sjell performancë të shkëlqyer për të plotësuar  kërkesat e një jete të përditshme dinamike, si dhe për të shijuar aplikacionet dhe përmbajtjen tuaj të preferuar. Çmimi i rekomanduar me pakicë i pajisjes Galaxy S21 FE 5G në Kosovë është 819 Eur, dhe gjendet në 4 ngjyra: jeshile ulliri, grafit, e bardhë dhe vjollcë e hapur.

Dizajn karakteristik dhe personalizim

Samsung Galaxy S21 FE 5G i ri ka një dizajn elegant dhe të hollë 7,9 mm në ngjyrë jeshile ulliri, grafit, të bardhë dhe vjollcë e hapur, me një përfundim mat që e bën atë të duket edhe më i fuqishëm. Ajo që përdoruesit do të pëlqejnë veçanërisht është korniza Contour-Cut që lidh pa ndërprerje kamerën për një pamje vizuale unike të pajisjes. Galaxy S21 FE 5G ka një sistem operativ inovativ One UI 4 me shumë veçori që do të kënaqin çdo përdorues – ndërfaqja e personalizuar e përdoruesit, dizajni i ekranit tuaj bazë, ikonat, sfondet dhe miniaplikacionet sipas preferencave individuale dhe një panel i ri për privatësi më të mirë dhe siguri të pajisjes.

Grafikë superiore me një bateri afatgjatë

Për shkak të performancës së fuqishme dhe teknologjisë në rritje të smartphone-ve, pajisja duhet të përmbajë gjithashtu një bateri të qëndrueshme. Galaxy S21 FE 5G falë baterisë së tij të qëndrueshme dhe opsionit të karikimit super të shpejtë nga 25 W, i ofron përdoruesve mundësinë që ta përdorin gjatë gjithë ditës dhe të shijojnë aplikacionet dhe përmbajtjet e tyre të preferuara. Ajo me të cilën krenohet Galaxy S21 FE 5G është ekrani i përsosur Dynamic AMOLED 2X që ofron rezolucion më të lartë dhe grafikë me cilësi të mirë, ndërsa shpejtësia e tij e rifreskimit 120 Hz do të sigurojë një përvojë jashtëzakonisht të qetë të përdoruesit. Të apasionuarit pas lojrave do të kënaqen njëlloj me këtë pajisje të re, si dhe ata që e përdorin telefonin e tyre për kryerjen e  detyrave të përditshme dhe për rrjetet sociale.

Opsionet e përsosura të kamerës

Duke qenë se smartphone Galaxy S21 FE 5G sjell pikërisht ato veçori që përdoruesit dëshironin më shumë, një prej tyre është një kamerë e nivelit të lartë. Kamera e kësaj pajisjeje përmban shumë opsione profesionale që do t’i lejojnë përdoruesit të shijojnë foto më të gjalla dhe të krijojnë kujtime. Night Mode i përmirësuar siguron fotografi edhe më të mira gjatë natës, dhe me Galaxy S21 FE 5G do të bëni selfie më cilësore falë kamerës së përparme 32MP, ndërsa opsioni AI Face Restoration do të sigurojë që të dukeni mahnitës në çdo foto. Për më tepër, ju mund t’i modifikoni, publikoni dhe shpërndani pa mundim fotot tuaja, pavarësisht nëse jeni fotograf amator ose profesionist i vërtetë.

Samsung Galaxy S21 FE 5G do të jetë i disponueshëm në ngjyrë jeshile ulliri, grafit, e bardhë dhe vjollcë e hapur, me një çmim të rekomanduar me pakicë prej 819 Eur.Për më shumë informacion mbi S21 FE 5G, vizitoni: https://www.samsung.com/al/smartphones/galaxy-s21-5g/galaxy-s21-fe-5g/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenisti Novak Djokoviq më në fund e ka pranuar gabimin…