Samsung ndalon të gjitha eksportet në Rusi

05 mars 2022 | 17:56

Gjiganti i elektronikës koreano-jugore Samsung ka ndaluar të gjitha eksportet e produkteve në Rusi dhe kështu lidhet me mesazhet e mëparshme të ngjashme të gjigantëve të tjerë të IT, përfshirë Apple dhe Microsoft, për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, raporton Bloomberg.

Ndalesa përfshinë gjithçka nga telefonat celularë, çipat e kompjuterit dhe pajisjet elektronike të konsumit.

Edhe kompania e shërbimeve të pagesave Paypal vendosi të shtunën në mëngjes të mbyllë shërbimet e saj në Rusi për të njëjtën arsye, raporton The Guardian duke iu referuar Reutersit.

Po ashtu, pronari i gjigantit spanjoll të veshjeve Zara, Inditex, njoftoi gjithashtu se kompania do të mbyllë përkohësisht rreth 500 dyqane në Rusi, paralelisht me tregtinë elektronike.

(Sh. Rexhaj)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka zhvilluar një bisedë me…