Sanchezi do të largohet nga Unitedi

13 mars 2019 | 11:31

Sulmuesi Alexis Sanchez pritet të largohet në fund të këtij edicioni nga skuadra e Manchester Unitedit, njoftojnë të martën mediumet angleze.

Sulmuesi kilian nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, i cili pritet së shpejti të firmosë kontratë afatgjatë me ekipin anglez. Solskjaer nuk është i kënaqur aspak me Sanhezin, i cili këtë edicion është përballur me lëndime të shumta. Ai ka kërkuar shitjen apo huazimin e Sanchezit në një ekip tjetër.

Sanchezi 30-vjeçar, këtë edicion ka shënuar dy gola në 23 paraqitje në të gjitha garat. Sanchez te Manchesteri u transferua në janar të vitit të shkuar nga Arsenali dhe me “djajtë e kuq” ka kontratë deri në vitin 2022. Ai karrierë ne Evropë ka bërë edhe te Barcelona e Udinese.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) duhet të kundërshtojë kërkesën e Britanisë për…