Sanchezi merr 500 mijë paund në javë, por nuk ka shënuar nga marsi

25 shtator 2018 | 13:52

Është lojtari më i paguar te Manchester United, por forma e Alexis Sanchez vazhdon të zhgënjejë edhe këtë sezon. Kiliani ka shënuar vetëm 3 gola që prej transferimit të tij nga Arsenali në janar.

Ai nuk mbyll një ndeshje që prej 10 gushtit, ndërsa edhe mbrojtësi Chris Smalling e ka gjetur rrugën e golit tri herë, nga hera e fundit që sulmuesi 29-vjeçar ka shënuar në Premier Ligë, në fund të muajit mars. Sanchezi ka një statistikë goditjesh në portë (2.43 për ndeshje), më e dobëta e gjithë karrierës së tij në Angli, ndërsa 1.08 goditje në portë për 90 minuta është një statistikë qesharake krahasuar me një lojtar të kalibrit të tij.

Tenton 3.24 driblime për ndeshje, por të suksesshme janë vetëm 1.35, edhe kjo një shifër nën mesataren e tij. Shtypi anglez ngre pikëpyetje se deri kur do zgjasë durimi i Jose Mourinhos në kurriz të Rashfordit dhe Martialit.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Drejtësisë së bashku me Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin…