Ministri Tahiri: ‘Drejtësia 2020’ do t’i japë fund lëndëve të vjetra

25 shtator 2018 | 13:49

Ministria e Drejtësisë së bashku me Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës, me mbështetjen e plotë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadës së SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, ka lansuar sot “Drejtësinë 2020”, një agjendë kjo e orientuar drejt zbatimit të masave afatshkurta, përmes së cilave do të rritet efikasiteti i të gjitha hallkave të sistemit të drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se “Drejtësia 2020” është përpjekja më serioze e institucioneve tona për ta fuqizuar sundimin e ligjit në të gjithë dimensionin e tij.

Ai ka thënë se përmes kësaj agjende, institucionet tona do të koordinohen ngushtë që të plotësojnë secilin obligim për të siguruar një sistem efikas të drejtësisë.

“ ‘Drejtësia 2020’ do t’i japë fund lëndëve të vjetra, do t’i japë fund papërgjegjësisë së sistemit kudo që ai shfaqet, do të plotësojë deri në fund të gjitha kapacitetet njerëzore që janë të nevojshme brenda sistemit, do të mundësojë një profilizim të qartë dhe të besueshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve, do të risjellë fuqishëm edhe mekanizmat e zgjidhjes alternative të kontesteve si dhe do të realizojë transparencën e plotë të sistemit të drejtësisë në të gjitha hallkat. Viti 2020, do ta gjejë sistemin e drejtësisë si sistem efikas, llogaridhënës dhe i përgjegjshëm, besimi i qytetarëve ndaj të cilit do të rrjedhë ekskluzivisht nga vetë performanca e mirëfilltë e tij”, ka thënë ministri Tahiri.

Fotografia e Abelard Tahiri

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, stacioni në Malishevë dhe stafi…