Sanchezi mund të largohet nga Unitedi

02 tetor 2018 | 13:57

E ardhmja e Alexis Sanchezit duket se do të jetë larg “Old Trafford”. Në mediet britanike po flitet shumë për mundësinë e shitjes së sulmuesit kilian nga ana e Manchester Unitedit.

Mësohet se trajneri i “Djajve të Kuq” e ka humbur besimin ndaj Sanchezit dhe në ndeshjen e fundit në kampionat me West Ham që Manchester Unitedi e humbi 3-1 ai e la atë jashtë skuadre. Alexis Sanchez u transferua nga Arsenali te Manchester Unitedi në muajin janar dhe është futbollisti më i paguar i Djajve të Kuq me 500 mijë paund në javë, pagë të cilën kiliani nuk e ka justifikuar deri tani, pasi në 23 ndeshje të zhvilluara me fanellën e Manchester Unitedin ai ka shënuar vetëm 3 gola. Por jo vetëm kaq, mësohet se trajneri Mourinho ka pasur një përplasje me futbollistin në një nga seancat stërvitore pasi e kritikoi para pjesës tjetër të skuadrës për paraqitjet e tij të dobëta.

Problem tjetër për Sanchezin që mund ta shtyjë atë të largohet nga “Old Trafford” është fakti se Manchester Unitedi ka shumë opsione në repartin e sulmit. Me Lukakun, Rashordin dhe Martialin në ekip, për Sanchezin bëhet shumë e vështirë të fitojë një vend titullari në skuadër.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati i Ministrisë së Infrastrukturës, të martën ka filluar rrënimin…