Sanchezi në telashe, thyen rregullat e antidopingut

26 janar 2018 | 16:06

Pa bërë ende debutimin me Manchester United, Alexis Sanchez duket është në telashe serioze.

Sipas asaj që raporton “Telegraph” është hapur një hetim për ish-sulmuesin e Arsenal, pasi akuzohet se ka thyer rregullat e gatishmërisë në kryerjen e testit antidoping. Të enjten e shkuar, disa agjentë të antidoping janë paraqitur në qendrën stërvitore të Arsenal, por pa mundur të kryejnë testin me Sanchez, futbollistin që të hënën zyrtarizoi kalimin te Manchester United.

Rregullat e federatës së futbollit janë të qarta dhe të rrepta: klubet e Premier Ligë duhet të japin informacion të saktë mbi adresën, orën e zhvillimit të stërvitjes dhe vendbanimin e futbollistit, raporton “TCH”. Dhe sigurisht që futbollisti do të kryejë testin me detyrim. Për këtë arsye Arsenal dhe Manchester United duhet të justifikojnë vendndodhjen e sulmuesit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar viktimat…