Sancho nuk largohet nga Dortmundi

27 mars 2019 | 12:30

Pavarësisht prej zërave për një largim të Jadon Sanchos drejt Manchester United në verë, në shtëpinë e Borussia Dortmundit mbizotëron qetësia.

Drejtori sportiv i verdhezinjve, Michael Zorc, në një intervistë përgënjeshtroi gjithçka lidhur me këtë çështje.

Drejtuesi i klubit gjerman deklaroi se nuk ka asnjë informacion për një interesim të “Djajve të Kuq” për mesfushorin dhe se ata nuk janë aspak të shqetësuar për këtë çështje. Ai theksoi se më e rëndësishme është që Sancho nuk do të largohet nga skuadra gjatë verës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Bankave të Kosovës (ShBK) në bashkëpunim me “Kobil…