Balija: Digjitalizimi është bërë fenomen global në industrinë bankare

27 mars 2019 | 12:28

Shoqata e Bankave të Kosovës (ShBK) në bashkëpunim me “Kobil Systems”, organizuan punëtorinë me temën “Si të bëhet një bankë plotësisht e digjitalizuar”.

Në fjalën e tij hyrëse kryeshefi ekzekutiv i Shoqatës së Bankave, Petrit Balija, ka thënë se kjo punëtori është mundësi e mirë që bankat dhe Banka Qendrore e Kosovës të diskutojnë mbi zhvillimet e fundit në këtë fushë, në mënyrë që sipas tij, rregullativa përkatëse dhe ofrimi i shërbimeve financiare të jenë të harmonizuara.

“Digjitalizimi është bërë një fenomen global që po transformon mënyrën se si veprojnë bankat, si ato angazhohen me klientët, produktet dhe shërbimet e tyre. Andaj Shoqata e Bankave të Kosovës vazhdon të ofrojë mundësitë e tilla të diskutimit sektorial”, ka thënë Balija.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
- Rënia heroike e dëshmorëve thërret për sendërtimin e plotë…