Sane pëlqehet nga Bayerni, por City nuk e shet

23 tetor 2018 | 17:50

Leroy Sane është një nga futbollistët që po spikatin te Manchester City dhe drejtuesit e klubit janë vënë në lëvizje menjëherë për t’i rinovuar kontratën. 22-vjeçari është i lidhur me “qytetarët” deri në verën e 2021-shit, por së fundi ndaj tij ka shfaqur interes të fortë gjiganti i futbollit gjerman, Bayern Munchen. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e Cityt janë gati t’i ofrojnë një kontratë të re, me afat të paktën deri më 2023-shin dhe, para së gjithash, një klauzolë që vështirëson largimin. Sane u la jashtë botërorit “Rusi 2018” nga trajneri Low, por duket se është rikthyer sërish te kombëtarja gjermane dhe pritet të marrë një rol të rëndësishëm tashmë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri projektligjet e miratuara në parim për transformimin e Forcës…