Santosi largohet nga Portugalia

13 dhjetor 2022 | 12:02

Fernando Santos nuk do të jetë më trajneri i Portugalisë. Mediet portugeze raportojnë se Santosi ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Portugalisë për shkëputjen e kontratës, e cila i skadon në verën e vitit 2024.

Santos është kritikuar për vendimet e tij në Kupën e Botës pasi kishte vendosur ta lë në stol Cristiano Ronaldon në dy ndeshjet e fundit. Portugalia u eliminua në çerekfinale nga Maroku pasi u mposhtën me rezultat 1-0 në çerekfinale.

Nën drejtimin e Santos, Portugalia është shpallur kampione e Evropës dhe ka triumfuar në Ligën e Kombeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha,…