Sarri: Asnjëherë nuk është lehtë të mposhtet City dhe Guardiola

09 dhjetor 2018 | 15:05

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij në derbin ndaj Manchester Cityt (2-0). Trajneri italian ka pranuar se asnjëherë nuk është lehtë të mposhtet City dhe trajneri Pep Guardiola.

“Jam shumë i gëzuar me fitoren, sepse nuk është e lehtë të mundësh Manchester Cityn apo Pep Guardiolën. Jam i kënaqur me mentalitetin e skuadrës. E kemi të vështirë të gjejmë motivimin, por kur e bëjmë, jemi një skuadër shumë e fortë. Luajtëm me vendosmëri dhe nivelin e duhur të agresivitetit”, ka thënë Sarri.

“Lojtarët e mi duhet të vazhdojnë kështu. Patëm disa probleme në 30 minutat e para, sepse Eden Hazard luajti si sulmues për herë të parë dhe në lëvizjet në mbrojtje nuk ishim perfekte. Por, e nisëm mirë pjesën e dytë dhe në fund merituam fitoren. Hazard pati disa probleme vetëm në 20 minutat e fundit të ndeshjes. Ai luajti shumë mirë dhe meritoi të shënonte. Jam i lumtur me këtë ndeshje të tij të parë në këtë pozicion”, ka deklaruar Sarri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka…