Sarri: Atalanta një prej ekipeve më të mira në Evropë

12 korrik 2020 | 11:26

Maurizio Sarri e ka quajtur të drejtë baraziminrezultatin 2-2 ndaj Atalantës në “Allianz Stadium”. Strategu i Juventusit nuk i ka kursyer elozhet për kundërshtarët, duke i cilësuar si një nga ekipet më të mira në Evropë.

“Ne po luanim kundër një prej ekipeve më të mirë në Evropë për momentin. Ata ishin të organizuar mirë, agresivë, kurse ne bëmë shumë gabime kur pasonim topin. Mënyra se si i kemi pësuar golat ishte vetëm nga humbja e topit. Të luash kundër Atalantës është shumë e vështirë. Në pjesën e parë vuajtëm disi, por fatmirësisht rikuperuam në pjesën e dytë dhe dolëm me një pikë”, ka thënë Sarri.

“Ata vinin nga nëntë fitore radhazi dhe të luash kundër tyre është e vështirë për këdo, jo vetëm për ne. Ishte një ndeshje e vështirë dhe për sulmuesit tanë.  Dybala duhej të kthehej mbrapa për të rikuperuar topin. Në fakt prandaj zgjodha Higuanin, pasi ai krijon më shumë hapësira në zonën kundërshtare. Pjaniq në stol? Nuk ishte në formën e tij më të mirë, prandaj nuk doja të rrezikoja ndonjë dëmtim muskulor, duke marrë parasysh”, ka deklaruar Sarri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Ata që dëshirojnë pushtet politik, por që nuk…