Sarri: City, ekipi më i mirë në Evropë

08 shkurt 2019 | 20:01

Premierë Liga rezervon të dielën një nga ndeshjet më të bukura të saj, me Manchester Cityn që pret Chelsean.

Vendësit kërkojnë fitoren për ta vazhduar garën me Liverpoolin dhe Tottenhamin për titullin, ndërsa “Blutë e Londrës” kërkojnë pikë për Ligën e Kampionëve.

“Në ndeshjen e fazës së parë ishim me fat. Siti dominoi në pjesën e parë dhe ne shënuam në momentin tonë më të vështirë. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe në fund nuk vodhëm asgjë. Ndeshja e radhës do të jetë shumë e vështirë, sepse Siti është ekipi më i mirë në Evropë dhe luan të njëjtin futboll prej tre vjetësh”, ka thënë Maurizo Sarri, trajner i Chelseat.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Fidan Aliti, në debutimin e…