Sarri: Ndeshjen e parë mund të fitonim me rezultat më të thellë

06 mars 2024 | 11:34

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri pas humbjes nga Bayern Munchen (3-0) dhe eliminimit nga Liga e Kampionëve, ka thënë se ky dështim erdhi si pasojë e ndeshjes se parë ku klubi i tij është dashur të fitojë me rezultat më të thellë.

“Pengu më i madh është se në ndeshjen e parë mund të fitonim me një rezultat më të thellë. Ndërsa, këtu në Munchen, më vjen keq për golin e dytë të pësuar nga një goditje këndi e paqenë, ai gol na preu shpresat. Gjithsesi, besoj se bilanci në këtë edicion të Ligës së Kampionëve ka qenë pozitiv, kemi fituar më shumë ndeshje se sa kemi humbur”, u shpreh Sarri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, së…