
Sarri: Nuk më intereson kundërshtari, dua të fitoj tituj
17 qershor 2020
| 10:56
Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka folur në prag të finales së Kupës së Italisë, që është planifikuar për t’u luajtur sonte (e mërkurë) në mbrëmje dhe që për rastësi do të gjejë përballë të shkuarën e tij, Napolin.
“Kur më thonë se nuk ke fituar asgjë në Itali, më vijnë k… rrotull. Kam ngjitur 8 skuadra një kategori më lart, por e di që janë shumë pak për ata që flasin për tituj si Liga e Kampionëve e kampionatet e ndryshme. Nuk më intereson kundërshtari që kam përballë, por vetëm skuadra ime, pasi dua që ta fitojmë trofeun”, ka deklaruar Sarri.