Sarri vendos, Muriqi nuk largohet nga Lazio

06 gusht 2021 | 16:29

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri kur kishte marrë detyrën e trajnerit kishte theksuar në konferencën për shtyp se Lazio ka shumë sulmues qendrorë.

Sipas “Corriere dello Sport”, Sarri tashmë e ka marrë vendimin e tij, pasi paqartësi kishte se cili nga Vedat Muriqi ose Felipe Caicedo do të largoheshin.

E përditshmja italiane raporton se Caicedo do të largohet nga Lazio, pasi Sarri ka vendosur që Muriqi do të jetë zëvendësuesi ideal për Ciro Immobilen.

Për Caicedon, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022, Fenerbahçe është njëra nga skuadrat më të interesuara për të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donika Shahini - Lami të enjten është zgjedhur anëtare e…