Sassuolo ndali Interin

19 janar 2019 | 22:43

Interi nuk e ka nisur siç e kishte parashikuar vitin e ri në Serie A. Në ndeshjen e dytë pa tifozë në San Siro, Zikaltrit kanë barazuar 0-0 ndaj Sassuolos.

Në ndeshjet e fundit vendasit kanë humbur ndaj Sassuolos, por këtë herë duhet të kishte fituar duke parë rastet e krijuara, sidomos në pjesën e parë.

Inter u tregua i pasaktë në zonën kundërshtare, megjithëse krijoi shumë mundësi me Icardi, Perisiq apo Politano. Gjithsesi, edhe miqtë kanë pasur dy mundësi të mira, sidomos me Boateng në pjesën e dytë, por Handanoviq ka qenë në një ditë të mirë.

Me këtë barazim, Interi shkon në kuotën e 40 pikëve në vend të tretë të renditjes së Serie A, katër më pak se vendi i dytë Napoli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milan St. Protiq, ish-ambasador i Serbisë në Zvicër, në emisonin…